• Hyr
  • Nuk keni produkte në shportë

Ese- Unë nuk di asgjë përveç paditurisë sime

 

“Unë nuk di asgjë përveç paditurisë sime”

A jemi ne plotësisht të sigurt mbi vërtetësinë e fjalëve që themi kur i pohojmë?

Sepse çdo mendim që vjen në mendje në vetvete është thjesht hipotezë. Çdo fjalë e thënë nga njëri burim tek tjetri mbetet përsëri hipotezë derisa e vërteta të flasë. Madje dhe për faktet që i pranojmë mes nesh si të mirëqëna, nuk jemi kurrë të sigurt a janë të tilla ose jo.

Nga mund ta dimë ne se autori i masakrës së Las Vegasit ishte personi që policia amerikane deklaroi si fajtor, apo se shtetin sirian e shkatërroi Isisi, se Jezusi e ktheu ujin në verë dhe se Buda jetoi në Tibet.

Që prej kohës që kemi lindur ne jemi mësuar të mësojmë atë që na diktojnë të tjerët.  : prindërit,gjyshërit,shokët e shoqet, mësuesit,eprorët.

 

Në ditë tu desh të merrje informacion mbi një sëmundje, të nesërmen kishe Biologji. Duhej të shpejtoje. Kërkove e kërkove në internet, përzgjodhe informacionin e pastaj e përpunove. Megjithëse të mori një pjesë të mirë së  mbrëmjes së të enjtes, nga i gjithë ky proçes e mësove diçka.

Të nesërmen shkove e përgatitur në shkollë. Zija ra e filloi mësimi, ti ngrite dorën ashtu e strukur nga bankat e fundit. I the të gjitha që mësove, edhe pse pjesës më të madhe as që ia kishe idenë. Por ama more një vlerësim pozitiv.

Po sikur mësuesja të të kishte bërë një pyetje ;  I beson fjalët që thua? Dhe me ato fjalë aq të thjeshta do të binte si kështjellat në rërë gjithë e enjtja mbrëma, orët që punove, motivimi me të cilin hyre në klasë e ajo që e quajte e vërtetë.

Po sikur ti ta kishe pyetur mësuesen kur shpjegonte mbi këtë sëmundje ; I beson fjalët që thua? Me siguri që edhe mësueses po ashtu do t’i kalonte para syve vetja e saj dikur kur ishte studente, netë e pagjuma dhe mijëra sakrificat e të fituarit shkollën e lartë.

Pse?   

Sepse besimi është “gjë e madhe”. Një fije shumë e hollë e ndan atë që besojmë ne nga e vërteta dhe e pavërteta. E njëjta fije që ndan faktin me hipotezën dhe shaping nga sheqeri.

Vetëm njeriun e gjorë nuk e ndan dot. Ai qëndron I hutuar përballë koncepteve gjigande të dijes e arsyes, I rrethuar nga pasiguria.

A mundet tu bëjë ballë kur ai me shumë vështirësi përballon ato të thjeshtat fare? I gjori! I shkreti! Mjerani!

       Kush ia dha atij dijen hyjnore?

Ndoshta me atë do të kishte sunduar botën. Kush ia tregoi atë të lakmuar të vërtetë absolute? Ai nuk di ç’të besojë, ç’të mendojë më parë, ç’të thotë…Ai nuk di!

E vetjma gjë për të cilën mund të thotë “Po, kjo është e vërtetë! Êshtë e vërtetë dreqi ta hajë sepse e them unë!” është padija. Dhe ai me kaq mjaftohet sepse boll ka lëvruar pa qenë kurrë I bindur.

Ai tani e di diçka me siguri : Ai nuk di asgjë përveç paditurisë së tij.

 

Tetor 10, 2017

0 responses on "Ese- Unë nuk di asgjë përveç paditurisë sime"

Leave a Message

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

top
www.albanianeducation.com   contact:   albaniaeducation@gmail.com